Kishte dalë pa paguar, qytetari e kthen borxhin në marketin e Lipjanit pas 6 vitesh, “Haku askujt nuk bënë t’i hahet, kështu më mëson Allahu”

Një ngjarje interesante ka ndodhur në një market në Lipjan.

Një qytetar kishte marrë gjëra në marketin Super Viva në këtë qytet dhe kishte dalë pa paguar.

Pas 6 vitesh, në po të njëjtin market ua ka kthyer borxhin, duke ua lënë edhe një letër së bashku me paratë në vlerë prej 50 eurosh.

“Para 6 viteve kam marrë diçka dhe kam dalur pa paguar dhe haku askujt nuk bënë t’i hahet. Kështu më mëson Allahu dhe i Vetëm, këto ju takojnë juve 50€”, thuhet në mesazhin e borxhliut të siguruar nga ATV.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.