‘Kobra’ transferohet nga Burgu i Sigurisë së Lartë në një qendër tjetër paraburgimi

Dibran Hoxhaj, i njohur si “Kobra”, që po dyshohet për vrasjen e një 31-vjeçari, te lokali i tij në Prizren, ‘Kobra City”, i është ndërruar qendra e paraburgimit nga Shërbimi Korrektues i Kosovës. Kobrës, të cilit i është caktuar masa e paraburgimit për këtë rast tashmë është larguar nga Burgu i Sigurisë së Lartë që ndodhet në Podujevë, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

Siç mëson Sinjali, Kobra është transferuar nga ky burg në një qendër tjetër paraburgimi. Lajmi është konfirmuar edhe nga SHKK dhe kanë bërë me dije se ky vendim për marrë për arsye operacionale, pa dhënë më shumë detaje.

Hoxhaj, i cili ka të kaluar kriminale po dyshohet se ka kryer veprat penale: vrasje e rëndë, mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve dhe manipulimi me prova.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.