Komuna e Prishtinës do të ofrojë 100 biçikleta në shfrytëzim të qytetarëve

Në Prishtinë pritet të dizajnohet një sistem i biçikletave të cilat mund të përdoren nga të gjithë qytetarët.

Alban Zogaj, nënkryetari i komunës së Prishtinës e ka bërë të ditur këtë projekt, ku ka deklaruar se organizata joqeveritare holandeze “Dutch Cycling Embassy” ishte në Prishtinë gjatë javës dhe për të ndihmuar dizajnimin e sistemit për biçikleta.

“Dutch Cycling Embassy janë në Prishtinë këtë javë, për të na ndihmu në dizajnimin e sistemit të parë të biçikletave të qytetit. Prishtina do të bëhet me biçikletat e veta, të cilat do të kemi mundësi t’i shfrytëzojmë të gjithë”, tha ai në një postim në Twitter.

Sipas Zogaj është ndarë buxheti për këtë projekt.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.