Komuna e Prizrenit lajmëron se Ekipet e “Eko Regjionit” janë në gjendje gatishmërie, të cilat në vazhdimësi po bëjnë pastrimin e rrugëve

Bora e parë, mjaft e dendur, mbuloi sot Komunën e Prizrenit, duke ia shtuar edhe më shumë bukurinë.
🌨Ekipet e K.R.M “Eko Regjioni” janë në gjendje gatishmërie, të cilat në vazhdimësi po bëjnë pastrimin e rrugëve të frekuentuara dhe trotuareve në qytet dhe fshatra, për të krijuar ambient të qasshëm për qytetarët, që përveç punëve po e shijojnë bardhësinë dhe kënaqësinë që sjell bora.
🔵Luten qytetarët të kenë kujdes dhe t’i përshtaten kushteve aktuale atmosferike!