Komuna e Prizrenit merr vendim të lejohen mërgimtarët t’i parkojnë veturat në pesë oborre të shkollave

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se pesë oborre të shkollave në qytet janë me shfrytëzim si vendparkime për veturat e mërgimtarëve si dhe të banorëve tjerë jashtë Prizrenit.

Sipas njoftimit, parkimi falas mund të bëhet në oborret e shkollave: “Lidhja e Prizrenit”, “Gjon Buzuku”, “Emin Duraku” ,“Motrat Qiriazi” dhe “Dëshmorët e Zhurit” në Zhur .

Vendimi ka hyrë në fuqi nga data 20.07.2023 deri më 20.08.2023.

“Obligohen drejtorët e shkollave që të lejojnë dhe krijojnë kushte për lejimin e hyrjes dhe shfrytëzimin e këtyre hapësirave konform pikës 1 dhe 2 të këtij vendimi”, thuhet në vendimin e kryetarit të Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj,transmeton Rtv Besa.

Njoftimi i plotë:

Në bazë të nenit 13 dhe 58 pika b të Ligjit nr. 03/L-040, për Vetëqeverisje Lokale (Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës, nr.28/2008) dhe nenit 51 të Statutit të Komunës së Prizrenit nr.
01/011-5643 të datës 15.10.2008, pas propozimit te Drejtorisë së Arsimit dhe Shkencës, Kryetari i Komunës, mori këtë:
VENDIM
🔹️Lejohet hyrja dhe shfrytëzimi i oborreve të shkollave si: “Lidhja e Prizrenit”, “Gjon
Buzuku”, “Dëshmorët e Zhurit” në Zhur, “Emin Duraku” dhe “Motrat Qiriazi” të Komunës së Prizrenit, si parkingje pa pagesë për të gjitha automjetet e
bashkatdhetarëve dhe qytetarëve tjerë të Komunës së Prizrenit.
🔹️Lejimi i hyrjes dhe shfrytëzimi i oborreve të shkollave të cekura në pikën 1 të këtij vendimi do të jetë nga data 20.07.2023 deri më 20.08.2023.
🔹️Obligohen drejtorët e shkollave që të krijojnë kushte për lejimin e hyrjes
dhe shfrytëzimin e këtyre hapësirave, konform pikës 1 dhe 2 të këtij vendimi./Rtv Besa.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.