Komuna e Prizrenit nesër do të shqyrton faljen e tatimit në pronë



Kuvendi Komunal në Prizren ka thirrur për nesër mbledhje të jashtëzakonshme ku sipas njoftimit në rend dite do të jetë falja e tatimit në pronë për vitin 2023, në shumën deri në 100 euro.

“Kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Prizrenit, Antigona Bytyqi, me kërkesën e 1/3 të anëtarëve të Kuvendit të Komunës, ka ftuar të gjithë anëtarët e Kuvendit për mbledhjen e jashtëzakonshme e cila do të mbahet nesër, më 07 dhjetor 2023 (e enjte).
Mbledhja do të mbahet në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal, në “Shtëpinë e Bardhë”, në orën 10:00 ”, thuhet në njoftimin e KK të Prizrenit.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.