Komuna e Prizrenit nis ndërtimin e shtigjeve për biçikleta në fshatin Vlashnje



Ka nisur sot realizimi i projektit për ndërtimin e shtigjeve për biçikleta në fshatin Vlashnje, ku po hapet tereni dhe traseja e nevojshme për rrugën e çiklistëve dhe këmbësorëve.

Ky projekt i Drejtorisë së Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik ka për qëllim promovimin e shëndetit dhe çiklizmit malor si dhe të krijoj mjedis më të përshtatshëm për ata që e përdorin biçikletën si mjet transporti dhe rekreacioni.

🚲Përveç në ruajtjen e mjedisit nga ndotja, shtigjet e reja për biçikleta, të ndara nga trafiku i makinave, do të ndikojnë në joshjen e turistëve për vizitë në këtë pjesë të Komunës së Prizrenit dhe do ta rrisin sigurinë e komoditetin e çiklistëve gjatë shëtitjeve në natyrën e mrekullueshme të kësaj zone.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.