Konfiskohen mbi 36 mijë kg mish me afat të skaduar në Pejë, arrestohen dy persona

36 mijë e 180 kilogramë mish me afat të skaduar janë konfiskuar të martën në Zahaq të Pejës.
Policia e Kosovës përmes një njoftimi ka bërë të ditur se në mesin e produkteve të mishit me afat të skaduar është gjetur mish i gjedhit, i peshkut, i pulës me origjinë të prejardhjes nga Brazili, Italia dhe Polonia, raporton Gazeta Sinjali.
Për rastin janë arrestuar dy persona: A.H.. (menaxheri kryesor i pesë njësive të biznesit afarist) dhe A.A.
Sasia e mishit me afat të skaduar është dërguar për t’u asgjësuar.
G.Sinjali