Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Turqisë viziton KBI-Prizren për të uruar emërimin e Kryetarit, Valon ef. Ibrahimi



Në Këshillin e Bashkësisë Islame në Prizren, për të uruar emërimin e Kryetarit, Valon ef. Ibrahimi, qëndroi Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Turqisë në Prizren, z. Celal Doğan.

Ai uroi Kryetarin Ibrahimi dhe ritheksoi gadishmërinë e Republikës së Turqisë për ndihmë në secilën sferë të jetës për shtetin mik të Kosovës.

Kryetari i BI-së në Prizren e falënderoi për urimet dhe prezencën e tij në zyret e KBI-Prizren, njëkohësisht e informoi për punët dhe përgjegjësitë që ka KBI Prizren, thuhet në njoftim.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.