Korenica: I papranueshëm komunikimi me një kriminel dhe një person që është në listën e zezë të SHBA-ve!


Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica, në një prononcim ka folur në lidhje me bisedën e fundit të publikuar në media ndërmjet Kryetares së Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila dhe të sanksionuarit të SHBA-ve, Milan Radojiçiq.

Korenica tha se një komunikim i tillë është i papranueshëm dhe veçanarisht kur ke të bësh me një kriminel dhe terrorist.

“Qëndrimi im është i njëjtë, edhe më herët jam deklaruar, kur ka qenë edhe hera e parë që kanë dal bisedat.Ky komunikim është i papranueshëm dhe veçanarisht kur ke të bësh me një kriminel dhe një person që ka qenë i kërkuar edhe prej nesh si kriminel, terrorist. Duhet të përmenet edhe fakti që komunikimi me persona që janë në listën e zezë është skajshmërisht i papranueshëm” deklaroi Korenica për “Gazeta Blic”.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.