Kosovari arrestohet nga policia shqiptare për mos deklarim të mbi 59 mijë eurove

Një person është arrestuar nga Policia shqiptare në pikën kufitare në Morinë, pasi që nuk ka deklaruar mbi 59 mijë euro që i kishte me vete.

Policia e Shtetit ka bërë të ditur se personi me inicialet S. H., i moshës 45 vjeçare nga Istogu, nuk kishte bërë deklarimin e parave, në momentin kur ishte duke e kaluar kufirin Shqipëri – Kosovë.

Sipas njoftimit, paratë janë sekuestruar.

“Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në kufi, bazuar në analizën e riskut dhe në kontrollet me përzgjedhje, në hyrje të RSH-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin S. H” – thuhet në komunikatë.

Sipas Policisë shqiptare, ndaj të dyshuarit është inicuar rast penal për ‘Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë’, e më pas është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti i është referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor në Kukës./Kallxo,com

ATT00001

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.