Kosovari mori paratë që i gjeti tek bankomati, arrestohet dhe dëbohet nga Kroacia

Një rast i çuditshëm i ndodhi një 32-vjeçarit nga Kosova.

Ai po dyshohet se ka kryer një vjedhje të rrallë mbrëmjen e 28 janarit, në Kroaci.

Ngjarja ka ndodhur në Trgovacka Umag, raportojnë mediat kroate.

Kosovari dyshohet se ka marrë qindra euro nga një bankomat, por kjo si shkak i pakujdesisë së një gruaje 31-vjeçare.

Gruaja sipas raportimit të mediave kroate nuk e kishte kryer deri në fund transaksionin.

Më saktësisht, ajo nuk e ka konfirmuar shumën e deponuar të parave, ndaj kartelat kanë mbetur në “gjumë”.

Burri nga Kosova u arrestua të premten nga policia kroate, pasi viktima e kishte denoncuar rastin në polici se i kishin humbur paratë.

32-vjeçari kishte tentuar ta kalonte kufirin me Serbinë.

“Policët gjatë punës operative në terren kanë zbuluar identitetin e autorit dhe kanë nisur kërkimin për të, dhe më 14 prill rreth orës 22:55 është arrestuar nga punonjësit e Policisë Vukovar-Srijem teksa ka tentuar të kalojë kufirin me Serbinë në pikën kufitare Bajakovë”, njoftoi policia kroate.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.