Kryediplomati turk, Çavuşoğlu, mbërrin në Kosovë, e pret Ministrja Gërvalla

Shefi i diplomacisë turke, Mevlut Cavusoglu sot është pritur në Kosovë nga ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Scharz.

Përmes një komunikate për media të MPJ-së, bëhet e ditur se pas pritjes së Cavusoglu, ministrat kanë darkuar bashkë, ku kanë biseduar për bashkëpunimin mes dy shteteve dhe projektet e përbashkëta.

Në darkën zyrtare, të ftuar ishin edhe ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ministrja e Tregtisë, znj. Rozeta Hajdari, ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ministri i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, si dhe ambasadorët e dy shtetve përkatëse.

“Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla ka mirëpritur sot në Prishtinë, homologun turk, ministrin e Jashtëm, z. Mevlüt Çavuşoğlu.Pas pritjes, ministrat kanë darkuar bashkë, ku kanë biseduar për bashkëpunimin mes dy shteteve dhe projektet e përbashkëta.Në darkën zyrtare, të ftuar ishin edhe ministri i Infrastukturës, z.Liburn Aliu, ministrja e Tregtisë, znj. Rozeta Hajdari, ministri i Shëndetësisë, z. Rifat Latifi, ministri i Zhvillimit Rajonal, z. Fikrim Damka, si dhe ambasadorët e dy shtetve përkatëse”, thuhet në njoftim.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.