Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nesër viziton Prizrenin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci dhe zëvendësministri i Arsimit, Taulant Kelmendi do të bëjnë inaugurimin e objektit të ri të Fakultetit të Edukimit dhe Fakultetit të Filologjisë në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren.
Inaugurimi i objektit i cili është investim i Ministrisë së Arsimit bëhet nesër, 21 dhjetor 2023, në ora 11:30.
Ministrja Nagavci dhe zëvendësministri Kelmendi më pas do të vizitojnë Qendrën Burimore “Nënë Tereza” në Prizren, me ç’rast do të ndajnë dhurata simbolike (mjete mësimore) për nxënësit e kësaj Qendre.
Vizita në Qendrën Burimore do të bëhet në ora 13:00.
Derisa pastaj do të merr pjesë në info sesionin për qytetarët e Komunës së Prizrenit rreth liberalizimit të vizave të organizuar nga deputeti Enis Kervan nga komunitetit Turk raporton Rtv Besa.