Kryeministri izraelit më në fund pranon realitetin, Palestina duhet të jetë shtet

Një deklaratë “historike”, e pritur me dekada, ishte ajo e kryeministrit izraelit Yair Lapid në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, kur tha se ai ishte në favor të një zgjidhjeje me dy shtete në konfliktin me palestinezët.

“Një marrëveshje me palestinezët, e bazuar në dy shtete për dy popuj, është gjëja e duhur për sigurinë e Izraelit, për ekonominë e Izraelit dhe për të ardhmen e fëmijëve tanë”, tha Lapid. Kryeministri tha se shumica e izraelitëve mbështesin një zgjidhje me dy shtete. “Unë jam njëri prej tyre”, shtoi ai.

Sipas tij Izraeli është gati të heqë kufizimet në Gaza nesër në mëngjes dhe të ndihmojë në ndërtimin e ekonomisë së tij me kushtin që të ndalohet së qëlluari me raketa.

Në fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, kryeministri Yair Lapid u kërkoi gjithashtu të gjitha vendeve myslimane, nga Indonezia në Arabinë Saudite, të njohin dhe të bëjnë paqe me Izraelin.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.