Kryeministri Kurti dhe Presidentja Osmani  udhëtojnë sot drejt Mynihut të Gjermanisë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, sot udhëton për në Mynih të Gjermanisë ku do të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë.

Kurti do të shoqërohet nga zëvendëskryeministrja, njëherit edhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

Në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit bëhet e ditur se Kurti do të qëndrojë atje për tri ditë gjatë të cilave do të zhvillojë takime të ndryshme bilaterale.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.