Kryeministri Kurti homazhe në Prekaz: Përulemi para atyre që sakrifikuan për liri, pavarësi e bashkim

Kryeministri Albin Kurti, dhe kabineti qeveritar kanë bërë homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz, me rastin e 28 nëntorit, Ditës së Flamurit.

Albin Kurti tha se 28 nëntori është datë themelore e identitetit kombëtar shqiptar.

“Unë i bashkëngjitëm urimit të presidentes. 28 nëntori është datë themelore e identitetit kombëtar shqiptarë. Prej Skënderbeut në Krujë, Ismail Qemailit në Vlorë e Adem Jasharit në Prekaz, kjo është një ditë që na mbushë e gëzim por edhe përgjegjësi., për të zhvilluar vendin tonë, për të shtuar demokracinë janë më të rëndësishme se kurrë më parë.
Me këtë rast përkulemi dhe nderojmë ata që sakrifikuan dhe u flijuan për liri, pavarësi e bashkim”, tha Kurti.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.