Kryeprokurori i Prizrenit fton qytetarët që të bashkëpunojnë për kapjen e grabitësve të argjendarisë në Suharekë



Kryeprokurori i Prizrenit Admir Shala, ka kërkuar nga qytetarët që të bashkëpunojnë me organet e rendit e të drejtësisë, për të indentifikuar dhe vënë para drejtësisë anëtarët e grupit që kryen grabitje të armatosur gjatë ditës së sotme, në një nga argjendaritë në Suharekë.

“Njësitet përkatëse policore janë në vendin e ngjarjes dhe po i ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme hetimore”, tha Shala për Klan Kosova.

Të mërkurën në Suharekë, u plagos një zyrtar policor dhe një tjetër u lëndua gjatë shkëmbimit të zjarrit me një grup të armatosur, që kishin kryer grabitje në një argjendari.

Ata arritën të ikin nga vendi i ngjarjes dhe janë në kërkim policor.

Dy zyrtarët policorë të lënduar pas marrjes së tretmanit mjekësor, janë liruar në shtëpi.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.