Kryetari i PDK – së takon Kryekëshilltarin e Erdoganit Sabri Demirin

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, njofton se sot e ka pritur në zyrë Këshilltarin e Lartë të Presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan, Sabri Demirin.Krasniqi thotë se me Demirin, i cili është edhe emisar special i Turqisë për Ballkanin Perëndimor, i ka diskutuar zhvillimet e fundit në Kosovë.Shkrimi i plotë i kryetarit të PDK-së:Pata kënaqësi të veçantë që të mirëpres në selinë e Partisë Demokratike të Kosovës, z. Sabri Demiri, Kryekëshilltarin dhe të Dërguarin e Posaçëm për Ballkanin të Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, me të cilin diskutuam për zhvillimet e fundit politike në Kosovë dhe rajon.Ndër tjera, z. Demiri e urova për fitoren e Presidentit Erdoğan, duke i dëshiruar suksese të mëtejme në mandatin e ri.Turqia është shtet mik dhe partner tejet i rëndësishëm i Kosovës, ndihma e së cilës është gjithmonë e mirëseardhur për shtetin tonë.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.