Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama takohet me kryemyftiun Naim ef. Tërnava

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, në një takim me kryemyftiun e Kosovës, Naim Tërnava, është zotuar se kryeqyteti do të jetë një vend i rëndësishëm i shprehjes së besimit nga qytetarët.

Po ashtu, Rama tha se Prishtinën e sheh edhe si strukturë, ku ka prani të diversitetit fetar.

“Patëm kënaqësinë të presim në takim myftiun e Bashkësisë Islame të Kosovës, z. Naim Tërnava. Biseduam se si duhet t’i konsiderojmë qytetet, në veçanti Prishtinën, jo vetëm si strukturë të pranisë së diversitetit fetar, por edhe si vende të rëndësishme për shprehjen e tij”.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.