Kryetari i Prizrenit Shaqir Totaj, vizitoi shoqatën Down Syndrome Kosova

Për nder të 21 Marsit Ditës së Sindromit Down, kryetari i komunës z. Shaqir Totaj, vizitoi shoqatën Down Syndrome Kosova në Prizren. Komuna ka gatishmërinë e plotë për të mbështetur organizatën në plotësimin e nevojave dhe të drejtave të personave me Sindrom Down. Poashtu, do të punojmë në ndërtimin e programve dhe nismave për ndërgjegjësimin e popullsisë lidhur me trajtimin e barabartë dhe integrimin e tyre në shoqëri.

Organizatat e specializuara për trajtimin dhe edukimin e personave me Sindrom Down kanë arritur të aftësojnë të rinjët e këtij komuniteti, duke i bërë ata të aftë të punësohen nëpër institucione dhe biznese private. Ne si Komunë do të kujdesemi që këta persona të marrin mbështetjen e duhur institucionale për një jetë sa më të mirë.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.