Kryetari i Prizrenit Totaj: “Greva është e ligjshme, nuk dërgojmë lista të grevistëve Ministrisë së Financave

Ministria e Financave nëpër komuna po i kërkon listat e grevistëve për t’i ndëshkuar në paga.
Mirëpo, kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka thënë se asnjë listë nuk do t’i dërgohet Ministrisë së Financave.
“Greva është e ligjshme”, tha Totaj.
Në mbledhjen e kryetarit me drejtorët, drejtori i Financave, Sulltan Badalli ka treguar se nga Thesari është kërkuar lista e grevistëve.