Kryetari i Suharekës ndan 600 euro nga paga e tij për sigurim shëndetësor të Njësisë Speciale

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj ka njoftuar se do të ndaj 600 euro nga paga e tij mujore për Fondacionin Golden Eagle, i cili ka marrë përsipër për të mbuluar sigurimin shëndetësor për 100 pjesëtarët e Njësisë Speciale (NJSO), për periudhën 12 mujore

Muharremaj ka thënë se duhet të jemi bashkë në situata të tilla, shkruan Insajderi.

Postimi i plotë:

600 euro nga paga ime mujore do ti ndaj për Fondacionin Golden Eagle, i cili ka marrë përsipër për të mbuluar sigurimin shëndetësor për 100 pjesëtarët e Njësisë Speciale (NJSO), për periudhën 12 mujore.

Megjithëse ne jemi të angazhuar me punë në qeverisje lokale, ne me mendje dhe zemër jemi me policët tanë në Veri të Kosovës.

Jam krenar që e përfaqësoj Komunën e Suharekës, e cila ka personalitete humane si z.Shaqir Palushi.🙏
Kosova është vendi ynë dhe është i të gjithëve pa dallim, andaj duhet të jemi bashkë në situata të tilla.

Krenar me Policinë e Kosovës. 👮👮‍♂️🫡
Bali Muharremaj

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.