Kryetari Totaj inspekton punimet infrastrukturore në rrugë të ndryshme të Prizrenit

Në vazhdën e punimeve të shumta infrastrukturore, në rrugë të ndryshme, lagje e fshatra, në Komunën e Prizrenit, sot së bashku me drejtorin e Shërbimeve Publike, Çelë Lamaj, shikuam nga afër punimet që po zhvillohen në rrugën “Rugova” në lagjen mbi spital.

Poashtu, në këtë lagje së shpejti fillon asfaltimi në Rrugën “Norë Kelmendi”, pasi të bëhet nivelizimi i pusetave.

Këto projekte janë shumë të rëndësishme për rregullimin e infrastrukturës për banorët e zonës duke e lehtësuar jetën e tyre pas një periudhe të gjatë me vështirësi.

Gjatë muajit tetor do të punojmë për rregullimin e infrastrukturës në shumë lagje brenda qytetit dhe në segmentet që lidhin të gjitha zonat e Komunës së Prizrenit, në përgjithësi, me ç’rast do të lehtësohet jeta e të gjithëve.

Së bashku e ndërtojmë Prizrenin!, ka shkruar ai në rrjetin e tij social.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.