Gjatë vizitës në shtetin Virxhinia të SHBA-ve, nënshkruam marrëveshjen e binjakëzimit të Prizrenit me qytetin Harrisonburg të Virxhinias, që do të shërbejë si urë për marrëdhëniet tona në arsim, shkencë, biznes, kulturë, sport, etj.

Në takimin me Kryetaren e Komunës së Harrisonburg, Deanna Reed, menaxherin e qytetit, Ande Banks dhe zyrtarët komunalë u zotuam për zgjerimin e bashkëpunimit përmes projekteve në interes të qytetarëve të të dyja vendeve.

Gjithashtu, zhvilluam një takim frytdhënës me Presidenten e Eastern Mennonite University (EMU), Susan Schultz Huxman dhe pronarët e bizneseve të Harrisonburg.

Ndërsa, një pritje të ngrohtë përjetuam gjatë vizitës në James Madyson University (JMU), ku, profesoresha e Shkencave Politike, Dr. Jennifer A. Taylor na organizoi një bashkëbisedim me studentë të këtij universiteti me ç’rast diskutuam për Prizrenin e Kosovën në përgjithësi si dhe për mundësinë e shkëmbimit të studentëve dhe përvojave kulturore të vendeve tona, ka shkruar Kryetari Shaqir Totaj në rrjetin e tij social.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.