Kujdes, Policia është kudo/ Për katër ditë u gjobitën afër 8 mijë shoferë

Ditëve të fundit janë shtuar dukshëm gjobat kundërvajtëse në trafik.

Policia e Kosovës ka shtuar angazhimet e saj në rrugë për të ndëshkuar pjesëmarrësit në trafik që bien ndesh me ligjin.

Dronët e policisë së trafikut janë ngritur në qiell dhe po vëzhgojnë veturat që tejkalojnë në vijë të plotë apo shoferët që përdorin telefonin gjatë ngasjes.

Në katër ditët e fundit të muajit mars, policia ka shqiptuar gjithsejtë 7,871 gjoba në gjithë territorin e Kosovës.

Vetëm në 24 orët e fundit janë dhënë 2200 gjoba kundërvajtëse.

Nëse mesatarja e gjobës është 30 euro atëherë i bie se vetëm në këtë fillim marsi buxheti i Kosovës është mbushur me mbi 236 mijë euro.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.