Kunati e kërcënoi për fëmijët, prizrenasja përfundon në spital

Policia informoi se një grua raportoi se kunati i saj në vazhdimësi po i shkakton dhunë psikike dhe se dje e ka kanosur duke i thënë se do t’ia lëndojë fëmijët.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se kunati i saj, i dyshuari mashkull kosovar në vazhdimësi i shkakton dhunë psikike dhe se sot e ka kanosur duke i thënë se do t’ia lëndojë fëmijët. Si pasojë e shqetësimeve viktima është hospitalizuar në spitalin e Prizrenit. I dyshuari është shoqëruar në stacion policor”, u bë e ditur në raportin 24 orësh të Policisë.

Në lidhje me rastin, u konsultua prokurori i shtetit, i cili rekomandoi që i dyshuari të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.