Kurti e përmendi LSHP- në bashkë me “Javën e Krenarisë” / Deputeti Rrahmani: Identiteti dhe përkushtimi jonë kombëtar u zhvillua në xhaminë e Bajrakut, krenarinë tonë kombëtare e ndjejmë thellë në zemër🇦🇱

Sot shënojmë një datë historike e të veçantë për popullin shqiptar! Në këtë ditë, më 10 qershor 1878, u mbajt Lidhja e Prizrenit, një ngjarje e rëndësishme e identitetit dhe përkushtimit tonë kombëtar e cila u zhvillua në xhaminë e Bajrakut në Prizren!

Lidhja e Prizrenit ishte një shfaqje e vërtetë e unitetit dhe përkushtimit të shqiptarëve për të mbrojtur interesat dhe të drejtat tona kombëtare. Intelektualë, përfaqësues të popullit shqiptar dhe figura të tjera të shquara u bashkuan për të mbrojtur vendin tonë dhe për të siguruar që populli ynë të ketë një zë në negociatat ndërkombëtare për të ardhmen e Ballkanit.

Xhamia e Bajrakut u bë simboli i kësaj ngjarjeje historike dhe vërtetë është një vend i shenjtë për të gjithë ne. Është një vend ku historinë, vendosmërinë dhe krenarinë tonë kombëtare e ndjejmë thellë në zemër.

Le të mbajmë gjallë këtë trashëgimi historike dhe t’i japim jetë nga përpjekjet dhe ideja e bashkëpunimit të shqiptarëve të atëhershëm. Le të punojmë së bashku për të ndërtuar një të ardhme të ndritur për popullin tonë, ka shkruar deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje i cili bashkë me disa tjerë nuk ka votuar Kodin Civil.

Ditë më parë Kryeministri Kurti kishte marr pjesë në një eviniment të organizuar nga komuniteti LGBTQ ku kishte deklaruar se ndihet krenar që bashkë me “Javën e Krenarisë” koencidojnë datat të rëndësishme të kombit shqipëtarë si 10 Qershori i LSHP- së si dhe 12 Qershori dita e çlirimit.
Ai dje deklaroj se së shpejti pritet të votohet Kodi Civil ku lejon martesat e gjinisë së njëjtë derisa disa deputet të VV- së në krye me Eman Rrahmanin janë deklaruar se përsëri nuk do të votojnë ligjin në fjalë.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.