Kurti e rikthen Nenad Rashiqin si ministër
![Kurti e rikthen Nenad Rashiqin si ministër](https://rtvbesa.com/wp-content/uploads/2022/12/FB_IMG_1669891284972.jpg)
Nenad Rashiq i është bashkuar kabinetit të Qeverisë së drejtuar nga kryeministri Albin Kurti.
Në bazë të kompetencave të tij kushtetuese e ligjore, Kurti e ka emëruar në pozitën e ministrit politikanin nga komuniteti serb, Nenad Rashiq.
Dokumentin që ka siguruar KosovaNews shihet se Rashiq do të udhëheq Ministrinë për Komunitete dhe Kthim.
Këtë pozitë deri para pak kohësh e ka mbajtur ish- ministri nga Lista Serbe, Goran Rakiq, i cili dha dorëheqje.
Vlen të theksohet se në zgjedhjet e fundit parlamentare, Rashiq kishte kandiduar me partinë e tij Partia Progresive Demokratike./KosovaNews