Kurti i fton mjekët që të kthehen në Kosovë

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka marrë pjesë në ceremoninë hapëse të Kongresit të Dytë Klinik të Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës.

Në këtë kongres po marrin edhe pjesë edhe mjekët nga Kosova që punojnë në vendet e ndryshme të botës.

Ai i ftoi mjekët që të vijnë në Kosovë dhe të japin kontributin e tyre, duke marrë shembull ministrin e Shëndetësisë Rifat Latifi.

“Më vjen mirë që po ju takoj në Kosovë, në Prishtinë. Ju inkurajoj që të ktheheni dhe të gjeni veten në Kosovë. Mërgimtarë e kemi edhe ministrin Dr. Latifi, ai është kthyer nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës” – tha Kurti.

I pari i Qeverisë i njoftoi të pranishmit edhe për formimin e Komisionit Ekzekutiv për Shëndetësi me vendim të Qeverisë.

“Meqë shëndetësia është një domen i shtrirë ndër shumë sektorë e instanca, e kemi ngritur Komisionin Ekzekutiv për Shëndetësi, që e kryesoj unë, për të siguruar funksionim normal të sistemit shëndetësor e për t’i hapur rrugë reformës në shëndetësi” – shtoi Kurti.

Në fund ai i uroi pjesëmarrësve punime të mbara në këtë kongres që do të mbahet nga 15 deri me 18 shtator, në Prishtinë./Klan Kosova

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.