Kurti lanson fushatën informuese për liberalizimin e vizave, kërkon kujdes nga qytetarët

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka lansuar fushatën informuese për liberalizimin e vizave.

Kurti tha se liberalizimi i vizave ka qenë një projekt i tejzgajtur dhe i vonuar për kosovarët. Ai tha se qytetarët duhet të kenë kujdes sepse liberalizmi ka edhe disa rregulla.

“Përgjatë tetorit dhe nëntorit pritet që fushata të zhvillohet në shumë komuna e anembanë. Siç e dini të gjithë sepse edhe e kemi përjetuar ky projekt ka qenë i tejzgajtur dhe i vonuar për qytetaret e Kosovës”.

Nga një janari merr fund regjimi i vizave për Kosovës. Liberalizmi edhe pse do të thotë lëvizje e lirë duhet të kemi kujdes sepse ka edhe disa rregulla. Është për vizita afatshkurta jo për shkollim e për punë. Duhet të keni kujdes sepse shkeljet e rregullave kur të mblidhen mund të dërgojnë në gjoba dhe në ndalesa për hyrje në Shengen”, tha Kurti

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.