Kurti: Marrëdhëniet e shkëlqyera me Turqinë t’i avancojmë edhe më tej në ekonomi e tregti dhe siguri e mbrojtje

🇹🇷🇽🇰👇

Gjatë qëndrimit në Turqi, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pati një takim me komunitetin e mërgatës “Qendra Kulturore në Zeytinburnu.

Para të pranishmëve, ai potencoi se marrëdhënia jonë me Turqinë është e fortë, e gjerë dhe e thellë, marrëdhënie edhe historike edhe kulturore.

“Ne dëshirojmë, që marrëdhëniet e shkëlqyera që i kemi me Republikën e Turqisë, t’i avancojmë edhe më tej në bashkëpunim sidomos në dy fusha: në ekonomi e tregti në njërën anë dhe në mbrojtje e siguri në anën tjetër”, tha më tej kryeministri Kurti.

Duke i njoftuar për progresin e Kosovës deri më tani, kryeministri tha se katër fusha ku i kemi bërë investimet më të mëdha janë: mbrojtja e siguria, bujqësia, arsimi edhe shëndetësia. Në aspektin e sigurisë ai përmendi ushtarët dhe oficerët e ushtrisë sonë, një pjesë e konsiderueshme e të cilëve janë në Republikën e Turqisë duke u trajnuar në mënyrë që të jenë sa më të përgatitur për mbrojtjen dhe sigurinë e Republikës së Kosovës.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.