Kurti: Pres që me urgjencë të trajtohet çështja e të pagjeturve me 2 maj

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka ftuar edhe një herë Prokurorinë që të nisë hetimet për personat që kanë kryer krime gjatë luftës në Kosovë dhe të bëjë dënimin e tyre në mungesë.

Ai gjatë homazhe që ka bërë te përmendorja dedikuar personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës, e cila gjendet në oborrin e Kuvendit të Kosovës, ka thënë se 27 prilli është dita ideale që kjo ftesë t’i bëhet organeve të drejtësisë.

Kurti tha se ushtria dhe policia serbe përveç se i rrëmbyen edhe i zhduki qytetarët tanë dhe se përgjegjësit duhet të dalin para drejtësisë.

“Kemi nevojë që fajtorët, ekzekutorët të vendosen prapa grilave dhe për këtë na duhet ndihma ndërkombëtare por edhe mobilizim kombëtar”, tha Kurti pas homazhe të bërë bashkë me kryetarin e Kuvendin, Glauk Konjufca.

Ai tha se në takimin e 2 majit në Bruksel pret që kjo çështje të trajtohet me urgjencë.

“Më 2 maj pres që nga ndërmjetësuesit evropian ta trajtojnë me urgjencë këtë çështje”, tha Kurti.

Kosova sot shënon sot Ditën Kombëtare të Personave të Zhdukur me dhunë gjatë luftës.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.