Kurti: Shamia nuk duhet të ndalohet

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se qëndrimi i tij është që shamia nuk duhet të ndalohet, por që pragu i lejimit të saj të jetë mosha 16 vjeçare.

Ai këto komente i bëri nga një konferencë për medie në Doganat e Kosovës, ku tha se Ministria e Arsimit është duke e përcjellë me vëmendje debatin për këtë temë.

“MASHTI është duke e përcjellë me vëmendje shqetësimin e qytetarëve që e kanë nisur një fushatë për ndryshim të Udhëzimit Administrativ. Ne do ta kemi edhe e projektligjin për liritë fetare, për komunitetet fetare, por qëndrimin tim unë e kam thënë para shumë vjetëve. Nuk duhet të ketë ndalim të shamisë dhe elementeve tjera fetare në jetën publike të qytetarëve, duhet të jenë të lirë, por kam thënë se mosha 16 vjeçare është pragu”, ka deklaurar Kurti.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.