Kurti: Sulmi terrorist ishte pjesë e planit për aneksimin e veriut
![Kurti: Sulmi terrorist ishte pjesë e planit për aneksimin e veriut](https://rtvbesa.com/wp-content/uploads/2023/10/FB_IMG_1696239124762.jpg)
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka folur edhe njëherë rreth sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit, si pasojë e të cilës mbeti i vrarë rreshteri policor Afrim Bunjaku.
Kurti tha se sulmi ishte pjesë e aneksimit të veriut.
Ai shtoi se sulmi ishte koordinuar në 37 pozicione të dallueshme.
“Do të pasonte krijimi i një korridori për në Serbi, për të mundësuar furnizimin me armë dhe trupa”, tha Kurti.