Kurti: Të zhdukurit me dhunë, janë trashëgimi e përbashkët botërore

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar 50 vjetorin e instalimit të njërës nga diktaturat më të egra të shekullit XX.

Me anë të një postimi në Facebook, Kurti tha se 33 vite nga fundi i diktaturës së Pinochetit, në Kili edhe 1162 njerëz ende figurojnë të zhdukur, shkruan Arbresh,info.

Ashtu siç, sipas tij, 24 vite pas luftës, në Kosovë edhe 1617 njerëz janë ende të zhdukur, ndër ata që u rrëmbyen dhe u zhdukën me dhunë nga forcat e armatosura dhe autoritetet e Serbisë.

“33 vite nga fundi i diktaturës së Pinochetit, në Kili edhe 1162 njerëz ende figurojnë të zhdukur. Ashtu siç 24 vite pas luftës, në Kosovë edhe 1617 njerëz janë ende të zhdukur, ndër ata që u rrëmbyen dhe u zhdukën me dhunë nga forcat e armatosura dhe autoritetet e Serbisë.”, ka shkruar kryeministri Kurti.

“I kujtojmë, sepse të zhdukurit me dhunë, janë trashëgimi e përbashkët botërore!”, përfundoi Kurti./Arbresh,info

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.