Kusari-Lila: Në vjeshtë risjellim Projektkodin civil, VV respekton martesat e gjinisë së njëjtë

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari – Lila, ka thënë se projektkodi civil do të kthehet sërish në vjeshtë. Ajo në “DPT te Fidani” foli për rëndësinë e këtij projektkodi.

“Projektkodi vjen sërish në vjeshtë, një dokument i rëndësishëm, i dyti pas kushtetutës në raport të rregullimit të jetës së qytetarëve prej lindjes deri në vdekje… Para tetorit nuk besoj që ka shansë teorike”, deklaroi Kusari – Lila.

Ajo tha se Vetëvendosje në raport me qëndrimin që e ka për të drejtat e njeriut, martesës mes gjinisë së njëjtë dhe të drejtave të individëve, është parti progresive.

“Nëse e shikojmë në një prizëm shumë të thjeshtë, Lëvizja Vetëvendosje si subjekt në vetë, pa partinë Guxo dhe meje si përfaqësuese e Alternativës, edhe programi i Lëvizjes është parti e qendrës së majtë progresive, që në raport me qëndrimin që e ka për të drejtat të njeriut, martesës mes gjinisë së njëjtë apo edhe për të drejtat e individit pa marrë parasysh orientimin seksual, është parti progresive. Prandaj të gjithë që janë në VV e dijnë ose duhet ta dinin që cilit subjekt i përkasin dhe cilat janë orientimet e subjektit tash”, u shpreh ajo.


Kujtojmë që në mars të këtij viti projektkodi civil është hedhur në votim në Kuvendin e Kosovës, mirëpo nuk ka arritur të miratohet. 29 vota ishin kundër, 28 për dhe katër deputetë kanë abstenuar, ndërsa në sallë, në momentin e votimit ishin 77 deputetë nga 120 deputetë, por 16 prej tyre nuk morën pjesë në votim.

ATT00001

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.