Kuvendi nuk voton sërish Projektligjin për fertilizim të asistuar mjekësor



Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk kanë arritur as sot të votojnë Projektligjin për shëndetin riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se nuk pati kuorum për votimin e kësaj pike dhe ajo është shtyrë për seancën tjetër.

“Nuk kem i mundësi ta trajtojmë çështjen më tutje, amendamenti 4 qe ti trajtojmë amendamentet tjera, mbetet për një seancë tjetër edhe kjo”, ka thënë Konjufca.

Kjo pikë e rendit të ditës së sotshme nuk ka pasë kuorum edhe disa herë të tjera pasi që disa nga deputetët e VV, së sikurse te Kodi Civil nuk dëshirojnë të votojnë.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.