Ky është nxënësi 14 vjeqar që u ther sot afër Shkollës sot në Prishtinë, dorëzohet 15 vjeqari i dyshuar në Polici

Një djalë 15-vjeçar është dorëzuar në Polici të martën për vrasjen e një 14-vjeçari në rrugën “Fahri Fazliu”, sot në mëngjes.

Viktima u ther me thikë për vdekje, derisa po shkonte në shkollën “Hilmi Rakovica” ku po vijonte klasën e nëntë.Plagët që i ishin shkaktuar e kanë lënë të vdekur në vend.

Në mbrëmje, Policia ka dalë me informata për rastin duke thënë se e ka identifikuar të dyshuarin, që është dorëzuar dhe tash është në masën e arrestit policor.Të dyshuarit i është sekuestruar një armë e ftohtë thikë, që dyshohet të jetë përdorur në rast.“Në prezencë të avokatit të personit të dyshuar, në koordinim me prokurorin e shtetit si dhe zyrtarët e Qendrës për punë sociale, hetuesit ndaj tij kanë filluar procedurat e nevojshme policore”, thuhet në njoftim të Policisë.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.