Kyçje ilegale në ujësjellës – KRU “Hidroregjioni Jugor” largon disa keqpërdorues në rrugën ”Nëna Tereza” dhe ”Enver Hadri” në Prizren

Njoftimi i plotë i KRU “Hidroregjioni Jugor”:
❌LIDHJE TË PAAUTORIZUARA DHE NË PRONA BIZNESI
Ne rrugët:
📍”Nëna Tereza”
📍”Enver Hadri”
Ekipet e inspektoriatit tonë hasen në lidhje të paautorizuara në prona private të biznesit ku të njëjtit nuk kanë as faturë të ujit!
❗️Një dukuri e shpeshtë me të cilën po përballemi çdo ditë dhe e cila i prek interesat e kompanisë dhe konsumatorët e rregullt!, thuhet në njoftimin e KRU “Hidroregjioni Jugor” në Prizren