Lajm i fundit: Presidentja Osmani organizon “Darkën e Lamës”, pjesëtarët e njësisë që kryen aksionin në Banjskë bojkotojnë atë

Darka që njihet si “Darka e Lamës” kësaj radhe është shtruar në kampin e Policisë së Kosovës në Mitrovicë “Enver Zymeri”.
Por, jo të gjithë pjesëtarët e Policisë së Kosovës i ishin bashkuar kësaj darke.
Njësia Speciale Intervenuese(NJSI) ishin ata që e bojkotuan. Kështu të paktën raporton RTV Dukagjini.
NJSI është pikërisht njësia qe korri sukses të jashtëzakonshëm në aksionin e tyre në Banjskë të Zveçanit.