Lajmi fundit:70 të vrarë në sulmin izraelit ndaj kolonës civile brenda Gazës



Ministria e Punëve të Brendshme në Gaza njofoi se të paktën 70 palestinezë u vranë dhe 200 të tjerë u plagosën në një sulm ajror izraelit mbi një kolonë civilësh të zhvendosur që po shkonte nga Gaza veriore në jug, transmeton AA.

Iyad Al-Buzm, zëdhënës i Ministrisë së Brendshme, tha se autokolona ishte në shënjestër teksa rreth 150 civilë po kalonin nëpër rrugën Salah Aldin në lagjen Al-Zeytoun.

Ai tha se pavarësisht thirrjeve izraelite për të gjetur strehim në rajonin jugor të Gazës, bombardimet ende dëgjohen në të gjithë enklavën e bllokuar.

Më herët, Izraeli paralajmëroi palestinezët në pjesën veriore të Gazës që të lëvizin në jug “brenda 24 orëve”.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.