Largohen gjashtë automjete nga qarkullimi për shkelje të rregullave në trafik



Zyrtarët e Stacionit policor i Obiliqit, kanë larguar nga qarkullimi rrugor, gjashtë automjete për shakak të mos respektimit të rregullave në trafik dhe po ashtu për ngasësit e tyre kanë shqiptuar gjoba:
-1 gjobë për ngasësin e një automjeti, që po barte ngarrkesë të palejuar duke rrezikuar pjesmarrësit në trafik,
-Tri gjoba për ngasës të automjeteve që kanë qenë pa regjistrim,
-një  gjobë për ngasës që është hasë pa patent shofer dhe
-një gjobë për një ngasës ka qenë duke drejtuar automjetin edhe pse ka qenë i gjobitur me masë mbrojtëse (sekuestrim të patent-shoferit).

Policia e Rajonit të Prishtinës  po vazhdon me implementimin e  planeve operative për kontrollin e shtuar në trafik.

Gjatë 24 orëve të fundit, në rajonin e Prishtinës janë shqiptuar 787 gjoba.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.