Lëndohet me gërshërë një burrë në Prizren, dërgohet në QKUK

Një burrë është lënduar me gërshërë nga një tjetër në fshatin Korishë të Prizrenit.

Policia në raportin 24 orësh rastin e ka cilësuar si aksidental teksa viktima është duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
“Fsh. Korishe, Prizren 24.11.2022-12:40. Viktima mashkull kosovar është duke u trajtuar në QKUK, pasi që i njëjti dyshohet se aksidentalisht është lënduar me gërshërë nga një mashkull kosovar. Palët janë intervistuar, me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.