Leposaviq, arrestohet pasi tentoi t’i ikte Policisë me furgonin me 3,700 kilogramë mish të futur ilegalisht nga Serbia

Një person është arrestuar në Leposaviq duke bartur mbi 3,700 kilogramë mish të ndryshëm, në vlerë mbi 20 mijë euro.

Policia kishte identifikuar një furgon me targa serbe, i cili dyshohej se kishte shfrytëzuar rrugën ilegale në afërsi të pikës kufitare në veri të Kosovës.

I dyshuari ka tentuar të ikë nga Policia e Kosovës dhe është larguar.

“Patrulla policore ka tentuar ta ndal duke ndezur rotacionin dhe dritën vezulluese për ta ndalur, por i njëjti nuk është ndalur dhe ka tentuar t’i ik Policisë”- thuhet në njoftimin e Policisë.

Tutje, thuhet se automjeti është përcjellë dhe i është dorëzuar autoriteteve kufitare në Leposaviq për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme./Kallxo,com.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.