Liria, emëron kryetrajnerin, Mirsad Jonuz

Mirsad Jonuz, është kryetrajner i Lirisë.
Prezantimi tij , u bë sot (e mërkurë) .
Ai, shoqëruar nga drejtues të klubit, takoi edhe futbollistët, të cilëve u kërkoi shumë përkushtim e në radhë të parë disiplinë, në vazhdim të kampionatit.
Jonuz ka një përvojë të madhe ndërkombëtare, si në Qipro, Greqi, Katar, Shqipëri ( drejtoi Vllaznin), tek shumë klube të Maqedonisë Veriore si dhe ekipi nacional i këtij shteti.
“Të gjithë bashkë mund të bëjmë më të mirën.
Veçanërishtë ftoj tifozët e zjarrtë Arpagjik’t dhe gjithë qytetin të bashkohen në synimin tonë, ta ngrisim Lirinë sa më lartë” , ka thënë Jonuz, pas arritjes së marrëveshjes.
Ndryshe, Valon Osmani kryetar, pohoi:” kishim disa opsione për trajner. Besojmë që ky është i duhuri.
Trajneri i ri ka synim ta nxjerr klubin nga kjo krizë rezultatesh.
Marrëveshja është deri në fund të stinorit”, ka thënë Osmani, thuhet në njoftimin e FC Liria.