“Ma mirë me dekë”, babai i të dyshuarit për dhunimin e 11-vjeçares thotë se vetë e dorëzoi djalin në Polici

Babai i të dyshuarit të pestë për dhunimin e 11-vjeçares në Prishtinë, Shkëlqim Kamerit, ka thënë se ka qenë vetë ai që e ka dorëzuar djalin e tij në Polici.

Sipas tij, 19-vjeçari s’ka shkuar në shtëpi që nga dita kur ka ndodhur rasti.

“Ma mirë mos kofsha hiç, ma mirë me m’myt mu, mos me kanë gjallë se që jom prind. Unë vet e kam dorëzu Shkelqimin në Polici. Ai s’ka qenë djalë problematik, i urtë, punëtor, e morën në qaf tjetër kush, e na morën në qafë edhe neve, tri shpi na kanë blloku krejt. Mos vet. S’kom me gjetë avokat, me çka pagu, punët ligshtë. Me një rrogë tetë anëtarë“, ka deklaruar ai për Sinjalin.

Babai i 19-vjeçarit ka thënë se djalin e ka takuar në rrugë kur kanë dalë që ta kërkojnë, meqë s’ka shkuar në shtëpi.

“Ma mirë me qenë të dekt, se të gjallë. Shkelqimi s’ka qenë në shpi, se kom ditë ku osht. Unë vet e kom dorëzu në Polici. Në Koliq e kemi taku. Kena dalë me lyp edhe na ka dalë në udhe përpara”, ka deklaruar babai i të dyshuarit.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.