Mblidhen mjetet për trajtimin e Nina Shalës

Janë mbledhur mjetet për trajtimin e Nina Shalës, e diagnostikuar me sëmundjen e rrallë Atypical Hemolyic Uremic Syndrome.

Babai i saj, Besart Shala, bëri të ditur se për katër ditë janë mbledhur 150 mijë euro, teksa deri tani familja ka shpenzuar 100 mijë euro, njofton Klankosova.tv.

Ai, mes tjerash, ka falënderuar gjithsecilin që ka dhuruar qoftë edhe një cent që vajza e tij të jetojë e të shërohet. Por, edhe ka treguar se sa e vështirë ka qenë për familjen që të kërkojë para nga të tjerët.

Njoftimi i plotë:
Shumë të dashur njerëz zemërmirë e zemërgjerë,
Për 4 ditë të vetme u grumbulluan parat e nevojitura për trajtimin e sëmundjes së vajzës tonë, Nina Shala.
Faleminderit të gjithë juve që e keni shpërndarë kërkesën e keni dërguar para. Secili cent që ju e keni dhuruar siguron që vajza jonë të ketë trajtimin e duhur.

Kurrë nuk e kishim imagjinuar qe na vjen momenti me kërku ndihmë për fëmijën tonë. Jeta po të ballafaqojka me sfida të ndryshme. Për neve momenti ma i rëndë ka qenë kur është diagnostikuar Nina me këtë sëmundje shumë të rrallë (aHUS), e momente të vështira ka pas plot gjatë 6 muajve të kaluar, por moment shumë i vështirë ishte të kërkojmë para nga ju. I kemi shfrytëzuar te gjitha mundësitë që mos me kërku ndihmë, por shuma që na duhej ishte e pamundur.

Ninën dhe neve si prind, na pret rrugë e gjatë në trajtimin e kësaj sëmundje, sepse e tillë është sëmundja. Por shpresojmë se me ndihmën e Zotit, Nina do të shërohet plotësisht, e do t’i kthehemi jetës siç e kishim para 6 muajsh, të lumtur dhe të qetë, e pabrenga.
Shumë te dashur ju që u bëtë bashkë me neve gjatë këtyre ditëve, në çfarëdo forme, ndoshta as nuk mund ta imagjinoni lehtësimin që na e keni sjell me mundësinë që po ja jepni Ninës për të jetuar, e me shpresë për t’u shëruar plotësisht.
Faleminderit nga zemra, Zoti ju gëzoftë.
PS: Ju lutemi shumë, mos na harroni në lutjet tuaja!
Zoti ju shpërbleftë!

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.