Mbyllen 44 sallone të masazheve në mbarë vendin

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka mbyllur 44 sallone të masazheve në vend, nga 55 inspektime gjithsej.

Sipas njoftimit të PK-së, thuhet se gjatë këtij Plani Operativ, të koduar “Masazh-Dhjetori-2022”, i cili është realizuar në nivel vendi, janë legjitimuar 145 persona, ndërsa janë shqiptuar edhe gjoba për parregullsi të evidentuara në këto sallone, raporton Klankosova.

“Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, me qëllim të marrjes së masave proaktive dhe verifikimin e informatave në terren, ka hartuar një plan operativ në funksion të Inspektimit të Salloneve të Masazheve, plan i cili është realizuar në bashkëpunim dhe mbështetje të Inspektoreve nga MINT, ATK-së dhe Inspektorët e punës. Me datë 07.12.2022, Plani Operativ i koduar ‘Masazh- Dhjetori -2022’, është realizuar në nivel vendi dhe ka përfunduar me sukses të plotë”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Nga të legjitimuarit, 116 janë femra dhe 29 meshkuj.

Kurse për sa i përket shtetësisë së tyre, 120 janë kosovare, shtetase të Shqipërisë janë 15, të Tajlandës 9 dhe të Rumanisë 1. /Klankosova.

ATT00001

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.