Me maska sikur në serialin “La Casa de Papel”, arrestohet serbi që tentoi të fuste rreth 1000 pako plazma të kontrabanduara 👇


Policia e Kosovës në bashkëpunim me Doganën, kanë arritur të parandalojnë një kontrabandë me rreth 1000 kuti Plazma keks nga Serbia.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, në këtë aksion është arrestuar një qytetarë serb, i cili ishte kapur në flagrancë në rrugën Stublinë-Gjilan, raporton Arbresh,info.

“Njësia e TASK FORC-ës -Lindje (e përberë nga Policia dhe Dogana e Kosovës) në zbatim të masave për parandalim dhe luftimin e paligjshmërisë dhe kontrabandës, kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacioneve në zonën kufitare ne mes Republikës se Kosovës dhe shtetit Serb. Më datë 14.04.2024 në rrugën Stublinë-Gjilan nga njësitet e lartcekura është ndaluar automjeti Peugeot me targa serbe me drejtues I.A. shtetas serb, i cili kishte hyrë nga Serbia në Republikën e Kosovës përmes rrugëve ilegale”, thuhet në njoftim.

Policia bën të ditur se lidhur me rastin të gjitha veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, ku me urdhër te prokurorit malli i kontrabanduar dhe automjeti sekuestrohen dhe dërgohen në terminal doganor./Arbresh,info/

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.